Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FOXES

Leicester City emëron trajnerin e ri

Leicester City emëron trajnerin e ri


11 April, 2023 @0:47

Pas shkarkimit të Brendan Rodgersit nga detyra, Leicester City sonte vonë ka bërë të ditur se ka emëruar trajnerin e ri në skuadër.

Ish-trajneri i Norwich Cityt, Aston Villës dhe Brentfordit, Dean Smith, është emëruar trajner i ri i dhelpërave me marrëveshje deri në fund të këtij stinori, me mision shpëtimin e skuadrës në elitë.

Leicester City është në luftë të madhe për mbijetesë, ndërsa deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe tetë ndeshje për tu zhvilluar.

Dean Smith

“Sfida para nesh është plotëisht e qartë, por unë dhe stafi im i trajnerëve e kemi përjetuar edhe më parë. Me cilësinë që ka skuadra dhe numrin e ndeshjeve të mbetura, shumë është e mundshme që të mbijetojmë,” ka thënë Smith 52-vjeç në deklaratën e tij të parë dhënë për faqen zyrtare të klubit, lcfc.com.

Bashkë me Smithin, në King Power kthehet edhe Craig Shakespare, që ka qenë ndihmës i Claudio Ranierit në stinorin historik të ekipit kur u bënë befasisht kampionë të Premier Ligës në vitin 2016. Në stafin e trajnerëve të Smithit është edhe ish-lojtari i njohur, John Terry.

Por, sfida e parë e stafit të ri të trajnerëve të Leicesterit do të jetë mjaft e vështirë. Ata udhëtojnë në Etihad më 15 prill, për tu ndeshur me ekipin që po lufton për titull kampioni - Manchester City.


 
Të gjitha lajmet nga