PRIZRENI'16-PEJA
Lekndreaj e Qallaku shkëlqejnë, Peja fiton ndaj Prizrenit
10 March, 2022 @18:55
Basketbollistët e Pejës kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme sonte, që i bën ata shumë afër Final Fourit direkt në Ligën Unike, por edhe hap mundësinë për të siguruar gjysmëfinalen e PlayOffit të Superligës.
Peja ka mposhtur Prizrenin’16 sonte pas një loje të mirë të treguar në pjesë të parë të ndeshjes. Prizrenasit nuk kanë arritur të përmbysin rezultatin në pjesë të dytë dhe kështu verdhezinjtë morrën fitoren me 12 pikë dallim, 72-84 [23-32, 10-20, 21-12, 18-20].
Daniel Lekndreaj dhe Arian Qallaku kanë qenë më meritorët për fitoren e Pejës sonte, derisa të dy kryen ndeshjen me double-double.
I pari shënoi 22 pikë e 16 kërcime, ndërsa i dyti 18 pikë e 10 kërcime, për të ardhur te fitorja.
Darrell Davis në anën tjetër ka qenë i jashtëzakonshëm te Prizreni’16, por performanca e tij s’ka mjaftuar për më tepër në këtë ndeshje. Ai luajti me 31 pikë e 13 kërcime.
Duhet të përmendet, që në këtë ndeshje Peja ka luajtur me vetëm pesë lojtarë. Kjo pasi që pesëshja e parë ka qenë aktive, ndërsa Sami Hajzeri është futur në lojë sa për t’i mundësuar pushim ndonjërit nga basketbollistëve të pesëshes.
Gjithashtu, Steph Maxwell është i lënduar te Peja - për të cilin trajneri Marin Dokuzovski në ndeshjen e kaluar ka bërë të ditur që ai nuk do të jetë në gjendje të luajë së paku dhjetë ditë.
Në këtë ndeshje Dardan Berisha që shënoi 21 pikë, bashkë me Arian Qallakun kanë luajtur me nga 40 minuta pandërprerë.
Pas kësaj fitoreje, Peja bën bilancin 9-3 në Ligën Unike, ndërsa Prizreni’16, 7-5.
Kjo fitore është e vlefshme edhe për Superligën e Kosovës, ku gjithashtu Peja përmirëson bilancin.
LIGA UNIKE, MESHKUJT - TABELA AKTUALE:
1 | Ylli | 11-1 | ||
2 | Peja | 9-4 | ||
3 | Prizreni'16 | 7-5 | ||
4 | Teuta | 6-5 | ||
5 | Rahoveci | 5-7 | ||
6 | Tirana | 5-6 | ||
7 | Kamza | 2-10 | ||
8 | Vllaznia | 2-10 |