Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LETRA

Letra e Vugdalicit

BOROZANI/D.S.

Letra e Vugdalicit


Shkrimi është botuar së pari në portalin www.info-ks.net, i shkruar ekskluzivisht për ata nga Muharem Vugdalic. Përktheu dhe përshtati, D.S.

26 May, 2013 @21:19

Pas përfundimit të stinorit të sivjetshëm të BKT Superligës në basketboll, tani më është koha për një analizë të gjendjes në basketbollin kosovar. 

Shkruaj, nga këndi im, ashtu që të njoftoj opinionin për të gjithë adhuruesit e basketbollit dhe tretmanin e klubeve të basketbollit. 

Gjëja e parë që kam vërejtur është se FBK-ja sa i përket kësaj çështjeje është e përcaktuar! Për shkak të këtij mendimi tim, do t’ju jap disa të dhëna, që për fat të keq nuk shkojnë drejt afirmimit të basketbollit kosovar. 

Që nga fillimi i stinorit shiheh qartë se cilat ekipe janë të favorizuara! Ato janë ekipet që kanë pasur buxhetin më të madh këtë stinor! Në qoftë se, rastësisht, Sigkos Bashkimi, skuadra që kam udhëhequr, ose ndonjë klub tjetër do të kishte një buxhet të përafërt me këto ekipe, mendoj se do t’i ipte kokëdhimbje të madhe atyre që e drejtojnë këtë ligë. 

Të gjithë trajnerët këtë stinor kanë kryer detyrën e tyre profesionalisht dhe me të drejtë, mirëpo ndaj tyre nuk ka pasur tretman adekuat, për fat të keq. 

Nga njëra anë, së paku këtë e tregonte praktika, kemi klubet të cilave bukvalisht gjithçka u është lejuar, nga kryetari i klubit që gjithmonë proteston dhe futet në fushë të lojës, trajnerë që mundohen të ndalin akcionet e kundërshtarit gjatë ndeshjes, e në ndërkohë nuk ndëshkohen me gabim teknik! 

Të tjerët, merrnin dënime sepse kërkonin shpjegim të ndonjë vendimi të referit!? 

Para disa ditësh drejtori sportiv i Sigal Prishtinës, publikisht sulmoi përmes televizionit kryetarin e FBK-së duke kërkuar dorëheqjen e tij, sipas të cilit, në finale është favorizuar skuadra e Pejës dhe se aty është ‘gishti i tij i përzier’. 

Askund në botë nuk ka që të sulmohet kryetari i cilitdo institucion sportiv dhe të mbetet i padënuar personi që ka sulmuar dhe atë drastikisht. Po ta kishin thënë këtë gjë, në ndonjë rast, trajnerët e RTV 21-shit apo të Bashkimit, do të ishin drastikisht të dënuar. 

Fatmir Gashi, kryetari i FBK-së, sipas përvojës sime të mëhershme, mund të them se është njeri i drejtë dhe i përgjegjshëm, po të kishte edhe më shumë njerëz të tillë, basketbolli kosovar do të ishte në një nivel më të lartë se sot. 

Më së miri do të ishte që drejtuesit e Sigal Prishtinës të pastrojnë së pari oborrin e tyre. Po të ishin të drejtë, pas ndeshjes së fundit gjysmëfinale me ne, do të dilnin në publik dhe do të thonin se referimi ka qenë katastrofal përkundër fitores së tyre. 

Edhe vendimi i Komesarit të ligës ka qenë simptomatik, kur na tha se ai do të merr në përgjegjësinë nëse ndodh diçka nga treshja e referëve të Prishtinës, në ndeshjen tonë kundër Prishtinës. Në fund doli që vetëm ai të jetë i kënaqur me referimin e treshes prishtinase në ndeshjen Sigal Prishtina-Bashkimi! 

Nuk dua të ulë fitoren Sigal Prishtinës, sepse kanë qenë më të mirë dhe do ta fitonin ndeshjen edhe pa ndihmë shtesë. Duke pasur parasysh rezultatet e mira, Sigkos Bashkimi, është dashur që të ketë tretman më të mirë nga treshja e referëve. Lojtarët dhe trajnerët e ekipës prishtinase janë profesionist dhe për ata është ekip më i mirë ai që fiton. Në këtë jam i sigurtë. 

Më duhet t’i tregojë edhe disa lëshime të mëdha të njerëzve që udhëheqin BKT Superligën gjatë këtij stinori: 

1. Sipas rregullores së FBK-së dhe FIBA-së, ndeshjet nuk mund të luhen nën temperaturën 16 shkallë të Celziusit. Ju them se gjatë dimrit, kur ndeshjet luheshin nën 12 shkallë Celziusi, nuk iu lejua lojtarëve që të mbajnë fanella me ngjyrë të njejtë nën dres, sepse s’qenka sipas rregullores. E në rregullore lejohet të luhet me temperatura të Sibirit?! A nuk është më i rëndësishëm shëndeti i lojtarëve?! 

2. Tre xhiro para përfundimit të stinorit vjeshtor u fut rregulla e të huajit të tretë, që ka qenë budallakia më e madhe. Kjo bëhet në fillim të stinorit, ose në fillim të pjesës së dytë të stinorit! Liga ka qenë shumë më e fortë sivjet sesa stinorin e kaluar, por për shkak të një ekipi nuk ndërrohen rregullat brenda një nate. 

3. Gjithkah në botën e basketbollit, ekipet seniore duhet të kenë kategoritë e reja, sepse në të kundërtën nuk do të mund të marrin pjesë në atë ligë. Shembull për këtë është RTV 21, që lejohet të luaj, edhe pse nuk e përmbush këtë kriter! 

4. Në njërën ndër ndeshjet e stinorit vjeshtor, një refer dënohet dhe sipas dënimit nuk guxon t’i referojë dy ndeshje të radhës; por në fillim të stinorit pranveror ai referon ndeshjen Peja-RTV21 ?! 

5. Akti i korruptimit, për të cilën është i njoftuar edhe i tërë opinionin, kur njëri ndër funksionarët e FBK-së gjatë ndeshjes Bashkimi-RTV 21, tenton këtë akt - është skandaloz! Për më shumë, ky rast u përfundua shpejtë-e-shpejtë dhe pa sankcionime drastike?! Garat u shtyen për një javë, pa kurrëfarë nevoje. I vetmi ekip i cili ia pa hajrin kësaj është Peja - që fitoi kohë për shërimin e lëndimit të lojtarit më të mirë të tyre. 

6. Udhëheqësi i kategorive të vogla të nje ekipi lejon kalimin e dy lojtarëve, edhe pse afati për kalim, kishte skaduar moti. Ekipi që i morri këta lojtarë fitoi, ekipi tjetër ankohet me të drejtë dhe dënohet me humbje 20:0! Askush për këtë gjë nuk u sankcionua, vetëm fëmijët, që luanin korrekt dhe luftonin në parket për finale! Drejtuesi është ende në funkcion, e fëmijët të dëshpëruar dhe të turpëruar nga këta persona që sjellin vendime të çuditshme! 

7. Ka qenë praktikë sjellja e referëve nga jashtë! Jam i mendimit se nuk ka ndonjë dallim të madh në cilësi, sepse referët vendor kanë referuar në kushte të pamundshme, bashkë me lojtarë, - dhe kanë merituar që të përfundojnë stinorin. 

Nënvizoj se kjo letër imja është shkruar për të mirën tuaj dhe pa asnjë prapavijë. Qëllimi im është afirmimi i basketbollit kosovar që ka potencial të jashtëzakonshëm. Me këtë, gjithashtu, dua të tregoj se disa gjëra dhe disa sjellje të njerëzve që drejtojnë basketbollin duhen përmirësuar urgjentisht! Sepse, Kosova don të merr pjesë në garat e rëndësishme europiane, dhe herdo-kurdo do të jetë anëtare e FIBA-së. E aty nuk punohet sipas qejfit të dikujt ose disave. 

Këtë letër e shkruaj edhe për shkak të ardhmërisë së kosovarëve të rinj, që e duan basketbollin dhe mirren me atë. Ata meritojnë kujdes më të madh dhe profesionalizëm nga njerëzit përgjegjës. Ne trajnerët, që punojmë këtu, i respektojmë këta njerëz. Neve nuk na duhet ndihma në terren, vetëm respekti! 

E theksoj edhe njëherë se reagimi im nuk është reagim zyrtar i klubit të Bashkimit, por i imi personal, pasi që kontratës sime me klubin tashmë i ka kaluar afati, - ka përfunduar Muharem Vugdalic letrën e tij drejtuar - basketbollit kosovar. 


SAN ANTONIO

Vetëm edhe një fitore

NBA

Vetëm edhe një fitore

26/05/13 @ 10:42

INDIANA

Indiana befason Miamin

NBA

Indiana befason Miamin

25/05/13 @ 10:42

KAMPIONËT

Fillon epoka e Pejës

FBK Superliga

Fillon epoka e Pejës

23/05/13 @ 22:38

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga