KAMPIONËT

BOROZANI/ Erdis Driza
Fillon epoka e Pejës
23 May, 2013 @22:38
Ekipi i Pejës është kampioni i ri i Kosovës në basketboll. Verdhezinjtë me fitoren e fundit ndaj Sigal Prishtinës 84-73 e përfunduan serinë finale me rezultat 3-0 dhe arritën të stolisen me titullin.
Ndeshja filloi me bombardimet e basketbollistëve pejan, të cilët 15 pikët e para i shënuan nga trepikëshet me anë të Samir Shaptahovicit, Dardan Berishës, Alban Veselit dhe Gerti Shimës.
Mirëpo, megjithatë çereku i parë përfundoi me epërsinë minimale 23-24 të Sigal Prishtinës, e cila arriti t’i përballojë snajperistët pejan me anë të lojës efikase të Granit Rugovës.
Çereku i dytë ishte edhe pikëshkëputja në rezultat. Pejanët këtë pjesëlojë e përmbyllën me avantazh prej 18 pikëve dhe kjo epërsi nuk u thye deri në fund të ndeshjes.
Dyshja pejane, Dardan Berisha dhe Samir Shaptahovic ishin të pandalshëm për mbrojtjen e bardhekaltërve. Të dy së bashku shënuan 55 pikë, përkatësisht 30 nga Dardani dhe 25 nga Samiri, kurse Granit Rugova ishte koshashënuesi më i mirë për prishtinasit me 22 pikë.
Në fund, përveç kupës së kampionit për Pejën, i’u dha edhe çmimi Basko Samir Shaptahovicit si basketbollisti më të mirë i këtij muaji.
Rezultatet e serisë finale
Ndeshja e parë | Peja - Sigal Prishtina | 71 - 43 | (1-0) |
Ndeshja e dytë | Sigal Prishtina - Peja | 58 - 66 | (0-2) |
Ndeshja e tretë | Peja - Sigal Prishtina | 84 - 73 | (3-0) |
PEJA (Statistikat individuale)
1 | Dardan Berisha | 30 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
2 | Samir Shaptahovic | 25 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
3 | Gerti Shima | 7 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
4 | Alban Veseli | 7 pikë | 5 kërcime | 2 asistim |
5 | Blerim Mazreku | 6 pikë | ||
6 | Ersid Ljuca | 5 pikë | 3 kërcime | |
7 | Rron Grapci | 3 pikë | 2 kërcime | |
8 | Vigan Radoni | 1 pikë | 1 asistim | |
9 | Cyril Awere | 0 pikë | 5 kërcime | 2 bllokada |
SIGAL PRISHTINA (Statistikat individuale)
1 | Granit Rugova | 22 pikë | 2 asistime | 2 kërcime |
2 | Fisnik Rugova | 17 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
3 | Julian Terrell | 11 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
4 | Akida McLain | 11 pikë | 1 kërcim | |
5 | Fahri Breca | 6 pikë | 4 asistime | |
6 | Hekuran Binxhija | 4 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
7 | Edmond Azemi | 2 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |