Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAN ANTONIO

Fitojnë përsëri

REUTERS/Mike Stone

Fitojnë përsëri


22 May, 2013 @10:59

Skuadra e trajnerit Gregg Popovich, është në rrugë shumë të mirë drejt finales së madhe të NBA. Fitoren e dytë kundër Memphisit, e regjistruan dje, duke e mposhtur në vazhdime me rezultat 93-89. Borozani.com

Më i miri tek San Antonio, ishte veterani Tim Duncan, i cili luajti me 17 pikë e 9 kërcime, duke u ndihmuar edhe nga françezi Tony Parker, i cili shpërndau 18 asista dhe shënoi 15 pikë.

Ndërsa tek Grizzlies, Jerryd Bayless, u dallua me 18 pikë, që nuk ishin të mjaftueshme për të bërë më tepër ndaj San Antonios. 

Me këtë fitore, Spursat e regjistruan fitoren e dytë në seri. Tani seria bartet në Memphis, ku ndeshja e parë luhet me 25 maj dhe do të shohim se pas dy befasive a do të kenë fuqi arushat që të rikthehen edhe ndaj mamuzave. 

Skema e Play Offit


Video

18 asistat e Tony Parkerit




REZULTATI:

San Antonio Spurs - Memphis Grizzlies 93-89 2-0 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA