FINALJA

BOROZANI/Edrin Shkuliqi
LIVE: Peja kampione e Kosovës
23 May, 2013 @20:51
ÇEREKU I PARË:
Ndeshja e tretë finale e BKT Superligës në basketboll ka filluar në mënyrë tejet interesante. Luftë sportive në të dyja anët, ku Samir Shaptahovic e Dardan Berisha mbajnë barrën kryesore tek skuadra pejane.
Mirëpo, në anën tjetër vëllezërit Rugova te ekipi i Ahmet Kandemirit, po kalojnë një natë të shkëlqyeshme, ku Fisniku nën kosh ndërsa, Graniti me depërtime dhe shut - s’po e lënë Pejën rehat. Të dy bashkë shënojnë 15 pikë për fituesin e Kupës së Kosovës.
Çereku i parë përfundon me epërsinë e lehtë të prishtinasve 23-24.
ÇEREKU I DYTË:
Peja ia nisi furishëm çerekut të dytë dhe me ndërrime të shpeshta, Rudolf Jugo, arrin të gjejë zgjidhje ndaj vëllezërve Rugova, duke i ndalur ata.
Pastaj provoi me Ersid Ljucën që nuk i shkoi, derisa futi Blerim Mazrekun në lojë që ngriti epërsinë pejane në më të madhe në ndeshje, kontribuuar nga bashkëlojtarët e tij.
Granit Rugova ka marrë gabimin e tretë personal që mund të jetë hendikep për Sigal Prishtinën në pjesën e dytë, pasi që është njeriu që po bën gjithçka në sulmin e të kaltërve.
Pikët e Dardan Berishës në fund të pjesës së parë dhe të Samir Shaptahovicit, për t’ia dhënë Pejës epërsinë më të madhe në ndeshje - prej 18 pikëve, 55-37.
ÇEREKU I TRETË:
Peja ka vazhduar shkëlqimin edhe në çerekun e tretë dhe tashmë është shumë afër titullit të kampionit.
Si lojë, çereku i tretë kalon më së dobëti, nga të dyja palët, por Peja mbron epërsinë duke e arritur fundin e çerekut me rezultat 70-55.
ÇEREKU I KATËRT:
Përkundër se Sigal Prishtina në fillim të çerekut të katërt ia nisi të ngushtojë epërsinë e pejanëve, me treshet e Dardan Berishës, Peja mbajti distancën e pikëve.
Pas tresheve të Dardan Berishës, Sigal Prishtina, humbi edhe ato shpresa që kishte në fund duke vazhduar ndeshjen deri në sekondat e fundit për ta përfunduar atë.
Kështu Peja arrin titullin e parë të kampionit të Kosovës, pas titullit në ligën LPBK të vitit 2004.
PESËSHET E PARA TË SKUADRAVE:
Peja: | Samir Shaptahovic, Alban Veseli, Dardan Berisha, Gerti Shima dhe Cyril Awere | ||
Sigal Prishtina: | Fahri Breca, Granit Rugova, Edmond Azemi, Fisnik Rugova dhe Julian Terrell. |
PLAY OFF - FINALJA - NDESHJA E TRETË - LIVE SIPAS ÇEREKËVE
1 | Peja - Sigal Prishtina | 23-24 | Çereku i parë | |
2 | Peja - Sigal Prishtina | 55-37 | Çereku i dytë | |
3 | Peja - Sigal Prishtina | 70-55 | Çereku i tretë | |
4 | Peja - Sigal Prishtina | 84-73 | Çereku i katërt |