Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIAMI HEAT

Jamesi vulos fitoren

REUTERS/Joe Skipper

Jamesi vulos fitoren


23 May, 2013 @9:27

Dje në ndeshjen kundër Indianës, Jamesi tregoi se plotësisht e ka merituar çmimin MVP. Kingu i cili bëri triple-double me 30 pikë 10 kërcime e 10 asistime, ishte ylli i ndeshjes, ku skuadra e tij Miami Heat arriti të mposhtë Indianën me rezultat të ngushtë në vazhdime 103-102.

Përpos Jamesit, në skenë ishte edhe Dwyane Wade me 19 pikë e 6 kërcime, ku luajti rol të rëndësishëm në fitoren e parë të Miamit.

Në anën tjetër, nuk mjaftuan 27 pikët e Paul George dhe 26 të David Westit.

Kjo ka qenë ndeshja e parë e finales së Konferencës Lindore. Ndeshja e radhës do të luhet përsëri në American Airlines Arena, me 24 maj.

Skema e Play Offit


Video

Performanca e LeBron Jamesit




REZULTATI:

Miami Heat - Indiana Pacers 103-102 1-0 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA