Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAN ANTONIO

Vetëm edhe një fitore

REUTERS/Mike Stone

Vetëm edhe një fitore


26 May, 2013 @10:42

Skuadra e trajnerit Gregg Popovich, është larg vetëm një fitore drejt finales së madhe të NBA-së. San Antonio, arriti ta mposht Memphisin në vazhdime, me rezultat 104-93.

Tani, puna për arushat, është vështërsuar shumë, ngase deri më tani, asnjë skuadër në NBA, nuk ka arritur të rikthehet prej disavantazhit 3-0.

Rol të rëndësishëm në fitoren e tretë të San Antonio-së, luajti treshja Duncan, Parker dhe Ginobili, të cilët së bashku shënuan 69 pikë. Dirigjenti Tony Parker, u dallua me 26 pikë e 5 asistime, Tim Duncan bëri double-double me 24 pikë e 10 kërcime, ndërsa Manu Ginobili 19 pikë e 7 kërcime.

Në anën tjetër, nuk mjaftoi mundi i Mike Conley, i cili luajti me 20 pikë.

Ndeshja e radhës do të luhet me 27 maj, përsëri në FedExForum të Memphisit. Arushat do të mundohen tash e tutje të bëjnë mrekulli, për të shkuar në finalen e madhe të NBA-së.

Skema e Play Offit


Video

Përmbledhja e ndeshjes San Antonio - Memphis




REZULTATI:

Memphis Grizzlies - San Antonio Spurs 93-104 OT 0-3 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA