Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INDIANA

Indiana befason Miamin

REUTERS/Joe Skipper

Indiana befason Miamin


25 May, 2013 @10:42

Dhuratën e dhënë nga LeBron Jamesi në fund, Indiana Pacers, nuk e ktheu mbrapsht. Katër herë MVP-ja King James, në minutat e fundit, i humbi dy topa, të cilët kushtuan shumë.

Këto gabime, Indiana i shfrytëzoi në mënyrë më të mirë, ku e mposhtën kundërshtarin me rezultat 97-93. Më i miri tek mysafirët ishte Roy Hibbert, i cili luajti me 29 pikë e 10 kërcime, ku u ndihmua edhe nga Paul George me 22 pikë e 6 asistime.

Në anën tjetër, edhepse ishte fajtor, që skuadra e tij e shijojë humbjen, megjithatë Jamesi, shkëlqeu me 36 pikë e 8 kërcime, por nuk mjaftuan për fitoren e dytë.

Tani seria u barazua në 1-1. Dy ndeshjet e radhës do të luhen në palestrën e Indianës. Ndeshja e tretë do të zhvillohet me 26 maj.

Skema e Play Offit


Video

Ngulitja e Paul George




REZULTATI:

Miami Heat - Indiana Pacers 93-97 1-1 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA