TRANSFER

Foto: Ligue 1
Leverkusen para Arsenalit për të nënshkruar me Draxler
13 March, 2021 @19:36
Arsenali dhe Leverkusen janë në garë për të nënshkruar me gjermanin Julian Draxler, shkruan Goal.
Mesfushori i PSG, që në qershor pritet të mbetet agjent i lirë pasi i skadon kontrata me parisienët do të largohet. Por, Bayer Leverkusen shihen më favorit se Gunners për të nënshkruar me Draxler pasi që ky i fundit më përpara do të dëshironte një rikthim në Bundesliga, se të trasnferohet në Premier League.
Draxler kishte qenë i lidhur me një transferim tek Arsenali në shumë afate të trasnferimeve, por një marrëveshje asnjëherë nuk ndodhi.