PARA FUNDVITIT
Liderët statistikorë në BIBL
25 December, 2016 @16:51
Derisa ndeshja Feni Industries - Peja që zhvillohet më 28 dhjetor 2016 është e fundit për këtë vit në BIBL, ndër lojtarët më të dalluar të ligës ballkanike sipas statistikave deri sot janë kryesisht lojtarët e ekipeve kosovare.
Por, ndër ta janë basketbollistë që tashmë kanë ikur dhe si duket Bashkimi do të ketë probleme nëse nuk gjen zëvendësime të duhura para pjesës së radhës në BIBL.
KOSHASHËNUESIT:
Eric Palm i Bashkimit përfundon vitin me mesatare më të mirë të pikëve në BIBL. ai ka shënuar 22.6 pikë për ndeshje për tani më ish-ekipin e tij.
Kenyon McNeail i Kozuvit është i dyti me 21.4, ndërsa Kejuan Johnson i Bashkimit me 20.3 është i treti.
KËRCIMET:
Lojtari më i dalluar i Sigal Prishtinës këtë stinor, Malcolm Rhett, përveç që udhëheq në nivelin e përgjithshëm, është edhe kërcyesi më i mirë i ligës ballkanike.
Rhett ka 9.7 kërcime për ndeshje, derisa pas tij renditen Endrit Hysenagolli i Tiranës me 9.6 kërcime për ndeshje dhe Ermin Jazvin (ish-Bashkimi) me 8.3 kërcime për ndeshje.
ASISTIMET:
Kenyon McNeail i Kozuvit me 6 asistime për ndeshje është lider në ligën ballkanike deri tash. Pas tij vjen Milan Stanojevic i Teodos me 5.5 asistime për ndeshje dhe Cameron Rundles i Pejës, që ka kapur pozitën e tretë tash me 5.4 asistime për ndeshje.