Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - PONTE PRIZRENI

Lideri si lider, Ponte Prizreni fiton për prestigj derbin e qytetit

Lideri si lider, Ponte Prizreni fiton për prestigj derbin e qytetit


4 April, 2021 @18:33

Derbi i qytetit mes Bashkimit dhe Ponte Prizrenit ka përfunduar me fitoren e këtij të fundit me rezultat 92-102.

Për Ponte Prizrenin kjo fitore ishte vetëm për prestigj, pasi që paraprakisht e kishte siguruar pozitën e parë në radhitjen tabelare për pjesën e rregullt të kampionatit.

Ndeshja ishte e barabartë gjatë pjesës së parë, ndërsa dallimi në rezultat u krijua gjatë çerekut të tretë kur Ponte Prizreni krijoi epërsi deri në dyshifrore.

Kjo epërsi edhe mjaftoi që ekipi i trajnerit Arbnor Rifati të arrijë fitoren e 19-të të stinorit në Superligë.

Vlenë të ceket se ekipi fitues në këtë ndeshje u paraqit pa dy lojtarët e rëndësishëm, Kwame Vaughn dhe Arti Hajdari.

Divine Myles shkëlqeu te Ponte Prizreni me 31 pikë të shënuara, ndërsa ishte i ndihmuar edhe nga Landon Taliaferro me 20 pikë, Urim Zenelaj me 16 pikë dhe Josh Martin që pati double-double me 15 pikë e 13 kërcime.

Në anën tjetër, te Bashkimi Musab Mala dhe Obinna Oleka ishin koshashënuesit më të mirë duke shënuar nga 18 pikë secili.

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga