Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE

Liga e Kampionëve prezanton Yllin para ndeshjes debutuese ndaj Benficës

Liga e Kampionëve prezanton Yllin para ndeshjes debutuese ndaj Benficës


20 September, 2022 @14:07

Kampioni i dyfishtë i Kosovës, Golden Eagle Ylli, udhëton në Lisbonë, për tu ndeshur në duelin debutues evropian ndaj Benficës.

Përballja Ylli-Benfica zhvillohet të mërkurën me fillim në ora 22:00 me kohën tonë, ndërsa i takon çerekfinales kualifikuese për fazën grupore të Ligës së Kampionëve në basketboll.

Faqja zyrtare e ligës ka prezantuar Yllin në një artikull të botuar sot, ndërsa kanë theksuar reprezentuesin Malcolm Armstead dhe Ismet Sejficin si lojtarë të rëndësishëm të skuadrës.

“KUSH JANË ATA? Kampionë të Kosovës dy herë radhazi, që kanë fituar edhe titullin e Ligës Unike në sezonin inagurues të saj. Njëra ndër klubet më të vjetra në Kosovë, themeluar në 1975, me tifozë të rëndësishëm kur luajnë në shtëpi, debutojnë në BCL.”

“KUSH TË SHIKOHET? Malcolm Armstead ka qejf të luajë në zonë, ai gjithashtu ka qenë pjesë e Prishtinës, Pejës, Gostivarit, ndërsa tash në ekip ka ardhur prej Kavalës greke, i gatshëm për të drejtuar sulmin e trajnerit Adis Beciragic, që gjithashtu mund të thirret edhe Aziz Bekir,  i cili ka drejtuar Bosnjen në Eurobasket 2022. Ky i fundit do t’i besojë Ismet Sejficit dhe madhështisë së tij nën kosh për të shkaktuar telashe në koshin kundërshtar.”

”ÇKA I DUHET ATYRE PËR TË ARRITUR SEZONIN E RREGULLT TË BCL-së? Atyre u duhet vetë mrekullia, pasi që kanë marrë shortin më të vështirë të mundshëm, duke u ndeshur me vendasit e Benficës në çerekfinale të kualifikimeve. Por, trajneri Beciragic di si t’i befasojë favoritët, ndërsa fitorja ndaj Benficës do t’i çonte ata në gjysmëfinale të kualifikimeve ku i pret Keravnost,” - ka përfunduar prezantimi i Yllit në faqen zyrtare të BCL-së.


 
Të gjitha lajmet nga International