KRYESORËT E NDESHJEVE
Pamje nga arkivi/ TOPSPORTI.COM
Liga e Parë (Xhiro XX): Gjyqtarët kryesorë të ndeshjeve
1 April, 2023 @1:15
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) në njoftimin e lëshuar dje, ka publikuar listën e referëve që do të ndajnë drejtësinë në përballjet e xhiros së XX të Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B.
Pasi që përballja e parë u luajt dje (të premten) ku Ulpiana mposhti Fushë Kosovën në derbin e Ligë së Parë Grupi B dhe mori kreun e renditjes, të gjitha përballjet tjera të grupeve në këtë ligë luhen të shtunën dhe të dielën, ndërsa gjyqtarët kryesorë të ndeshjeve janë si vijon:
LIGA E PARË, GRUPI A:
E shtunë, 1 prill:
Feronikeli’74 - Phoenix, Eridon Podvorica;
Trepça - Istogu, Flamur Nagavci;
E diel, 2 prill:
A&N - Liria, Burim Jahmurataj;
Vëllaznimi - Drenasi, Ilaz Ajeti;
Rilindja 1974 - Rahoveci, Petrit Rama.
LIGA E PARË, GRUPI B:
E shtunë, 1 prill:
2 Korriku - Vjosa, Granit Gashi;
Ramiz Sadiku - Flamurtari, Ersen Janovali;
Arbëria - Vushtrria, Tefik Maloku;
E diel, 2 prill:
Vllaznia - Kika, Dylot Ibrahimi.