Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PENZA - PARTIZANI

Liga Unike, fitorja e tretë me radhë për Penzën

Liga Unike, fitorja e tretë me radhë për Penzën


9 December, 2021 @19:14

Fitoren e tretë radhazi në Ligën Unike skuadra e Penzës nga Peja e ka shënuar ndaj Partizanit të Tiranës.

Vajzat pejane e fituan këtë takim me rezultat 107-62. Përveç çerekut të parë, që ishte më i barabartë, në pjesën tjetër të ndeshjes dominoi Penza dhe e mbylli ndeshjen me fitore bindëse.

Çereku i parë u mbyll 23-20, e më pas tre tjerët 26-11, 28-16 dhe 30-15, për përfundimtaren 107-62.

Te Penza më e dalluara në këtë takim ishte Rael Whitsitt me 33 pikë e 18 kërcime, kurse te Partizani u veçua Aida Palko me 19 pikë.

Pas tri xhirove të para në Ligën Unike, Penza ka 3 fitore, kurse skuadra tiranase ka 3 humbje. Edhe xhiron e katërt këto dy skuadra do të takohen mes vete, por ndeshja do të luhet në Tiranë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike