Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OKC-POR

Lillard godet si “rrufe”

nba.com

Lillard godet si “rrufe”


24 December, 2014 @12:25

Rrufeja e Oklahomës, kësaj radhe nuk funksionoi në favor të skuadrës së trajnerit Scott Brooks.

Damian Lillard, ishte heroi i ndeshjes, i cili së pari e dërgoi skuadrën e tij në vazhdime, duke shënuar nga vija e treshit në fund të ndeshjes për ta barazuar rezultatin, e më pas shkëlqeu edhe në vazhdime për ta mposhtur Oklahomën me rezultat 115-111.

Lillard shpërtheu me 40 pikë, 11 asistime e 6 kërcime, ku u ndihmua edhe nga LaMarcus Aldridge me 25 e Wesley Matthews 22 pikë, të cilët ishin të vetmit që shënuan pikë dyshifrore tek Portlandi.

Në anën tjetër, në mungesë të super yllit Kevin Durant, edhe Russell Westbrook, ishte shumë afër performancës së Lillardit, me 40 pikë, 10 kërcime e 6 asistime, por nuk mjaftuan në fund për të triumfuar.

Portland Trail Blazers, gjendet në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore me 23 fitore e 7 humbje, derisa Oklahoma City Thunder ka bilanc prej 13 fitoreve e 17 humbjeve.


Video

Lillard dhe Westbrook



 
Të gjitha lajmet nga