Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BESA

Lirohet Hamilton

KB Besa/Facebook

Lirohet Hamilton


4 March, 2014 @11:20

Basketbollisti amerikan i Besës që shkëlqeu në ndeshjen e parë të tyre ndaj RTV 21, Venson Hamilton, është liruar nga klubi. 

I lënduar

Kjo për shkak se është konstatuar që ai ka pësuar frakturë në këmbë dhe rikthimi i tij në fushë do të duhej të bëhej pas së paku 1 muaji e gjysmë. 

Hamilton që erdhi në Kosovë me përvojë të madhe, luajti në xhiron e parë pranverore duke i ndihmuar Besës në fitore ndaj RTV 21 në Karagaç, si dhe morri epitetin e lojtarit më të mirë të javës në Kosovë me paraqitjen e tij, nga Eurobasket

Derisa në xhiron e dytë përkundër se luajti gjatë gjithë ndeshjes kishte një paraqitje larg nga ajo e xhiros së parë, duke shënuar 6 pikë e 7 kërcime në humbje nga Drita. 

Me trajner të ri ndaj Bashkimit

Besa tani në ekipin e saj ka vetëm një basketbollist të huaj, organizatorin hungarez Bojan Sormaz. Ditë më parë Besa ka mbetur edhe pa trajnerin e saj Boris Kurtovic, duke e zëvendësuar me kosovarin Fabian Gjuka. 

Besa aktualisht gjindet në pozitën e gjashtë të Superligës me bilanc prej 6 fitoreve dhe 10 humbjeve. Pejanët në xhiron e radhës ndeshen me Bashkimin në Pejë. 


 
Të gjitha lajmet nga