Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPJANËT KALOJNË TUTJE

Llapi eliminon Malishevën, arrin gjysmëfinalen e Kupës

Fotot: KFLlapi & FCMalisheva/ fb

Llapi eliminon Malishevën, arrin gjysmëfinalen e Kupës


26 February, 2025 @15:15

Me një gol të shënuar nga Ardit Tahiri, Llapi ka arritur të eliminojë Malishevën në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës për të siguruar një vend në gjysmëfinale të garës. Borozani.com

Ekipi i Tahir Batatinës ka arritur të menaxhojë presionin, ndërsa me golin e shënuar të Tahirit pas asistimit të Arbnor Ramadanit, ka siguruar fitoren aq të kërkuar, për të hyrë në katërshen më të mirë të Kupës së Kosovës, Malisheva - Llapi 0-1 [Ardit Tahiri 45’+2].

Llapi fundin e ndeshjes e priti me një lojtar më pak në fushë, pasi që futbollisti i tyre u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë (Ilir Blakçori) për tu përjashtuar nga loja në minutën e 87-të të saj.

FFK nuk ka bërë të ditur ende datën e shortit të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa aty përballjet luhen në sistemin vajtje-ardhje, pas së cilës përcaktohet finalisti.

SKEMA E KUPËS


 
Të gjitha lajmet nga