Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIOR LUBIN — LËVDON TIFOZËRITË KOSOVARE

Lojtarët fitojnë ndeshjet, jo trajnerët

Lior Lubin, pas ndeshjes/ Foto: BIBL

Lojtarët fitojnë ndeshjet, jo trajnerët


30 December, 2022 @11:23

Ekipi i tij përfundoi vitin në BIBL pa humbje, ndërsa e pret tash një punë e vazhdueshme në pjesën tjetër të stinorit në vitin 2023. Trajneri izrealit i Hapoel Beer Shevës, Lior Lubin, që mposhti Pejën mbrëmë pas vazhdimeve me një treshe të shënuar në sekondën e fundit të ndeshjes ka thënë ndër të tjera se lojtarët fitojnë ndeshjet, jo trajneri.

“Ka qenë ndeshje e vështirë ndaj një ekipi shumë të mirë. Peja luajti shkëlqyeshëm, ndërsa atmosfera ishte gjithashtu shumë e mirë. Ndonjëherë lojtarët bën lojëra shumë të mira. Prandaj, ata fitojnë ndeshjet jo trajneri. Uroj Pejën për lojën, të dyja ekipet kanë kontribuuar për një ndeshje shumë të mirë,” ka thënë 45-vjeçari pas fitores së mbrëmshme ndaj verdhezinjëveKaragaç mbrëmë.

Lior Lubin @ Ironi Ness Ziona

Më tej ai ka shtuar se përkundër rezultateve të deritashme, ka ende punë për tu bërë, pasi që janë luajtur vetëm pesë ndeshje dhe deri në fund të stinorit ka mjaft duele.

“Kemi rrugë të gjatë për të bërë. Duhet të fokusohemi që të luajmë fuqishëm deri në ndeshje, pasi që thuajse të gjitha ekipet janë aty-aty. Kemi qenë në Kosovë në katër ditët e fundit dhe jemi kënaqur me tifozëritë dhe me atmosferën këtu. Do të ishim të kënaqur nëse do të mund të luanim ndaj këtyre tifozëve edhe në Final Four,” ka thënë izraeliti Lubin, që ka marrë drejtimin e Hapoel Beer Shevës këtë stinor, pasi që në stinorin e kaluar drejtonte Ironi Ness Zionën, ndërsa në vitin 2021 ka punuar si ndihmës-trajner i Panathinaikosit.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League