BRANIMIR PAVIC, TRAJNER I PEJËS
Luftuam, por…
8 February, 2016 @8:49
Branimir Pavic përjetoi humbjen e parë në Superligë me Pejën këtë stinor, prej se është aty nga shtatori i vitit të kaluar.
“Luftuam, por Prishtina ishte më e mirë. Kështu e ka basketbolli. Na munguan dy lojtarë të rëndësishëm dhe ishte e vështirë,” ka thënë ai pas ndeshjes.
Peja pas kësaj ndeshjeje ka bilanc 15-1.
Ndërsa, në fundjavën që vjen mund të ritakohet me Prishtinën, nëse të dyja kalojnë gjysmëfinalet e Kupës.