PEJA
Lutz nuk do të kthehet në Pejë
6 March, 2014 @14:02
Kohëve të fundit është përflitur shumë se trajneri kroat, Danijel Lutz, mund të rikthehet përsëri në krye të skuadrës së Pejës.
Këto spekulime i ka demantuar përfundimisht kryetar i Pejës, Art Gashi.
“Jo, Danijel Lutz nuk do të kthehet si trajner. Ai mund të kthehet vetëm si shikues. Lutz është me familje në Kroaci dhe nuk besoj se do të kthehet tani. Savovic e ka vendin e sigurt deri në fund të sezonit,” ka thënë kryetari Gashi, për të përditshmen sportive Sport Plus.
Skuadra e Pejës pas një serie të suksesshme prej katër fitoreve rresht në Balkan League, kishte mbetur pa trajnerin Lutz, i cili kishte dhënë dorëheqje, për shkak të problemeve familjare.
Trajneri kroat është zëvendësuar nga Slobodan Savovic, nën drejtimin e të cilit Peja ka pësuar dy humbje në Balkan League, përkatësisht kundër Craiovas dhe Sigal Prishtinës.