Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI

Galil merr lidershipin, Peja e parafundit

BOROZANI/Erdis Driza

Galil merr lidershipin, Peja e parafundit


6 March, 2014 @9:51

Në dy ndeshjet e zhvilluara mbrëmë në kuadër të ligës ballkanike në basketboll, kampioni aktual i kësaj lige, Galil Gilboa ka shënuar fitore të lehtë ndaj Kumanovës duke i mposhtur me rezultat 94-72. 

Rusi me nënshtetësi izraelite, Anton Kazarnovski, ka qenë basketbollisti më i dalluar i Galilit në fitoren prej 22 pikësh epërsi. Kazarnovski fundosi kumanovarët me paraqitje fenomenale në pjesë të dytë duke shënuar 28 pikë dhe 7 kërcime në ndeshje. 

Me këtë fitore ekipi izraelit ka kaluar për një pikë Sigal Prishtinën duke dalë në vend të parë të tabelës, derisa Kumanova me një ndeshje më shumë se Peja e Sigal Prishtina është e gjashta. 

Balkan, kalon Pejën

Ndeshja tjetër e mbrëmjes solli befasi, ku ekipi bullgar Balkan Botevgrad ka mposhtur Craiovën në Rumani me 5 pikë epërsi, 91-96. 

Basketbollisti amerikan i bullgarëve, Noah Dahlman, ka shkëlqyer përsëri duke shënuar double-double prej 20 pikëve dhe 11 kërcimeve në fitoren e madhe për ekipin e tij. Ai u ndihmua edhe nga Martin Marinov që shënjestroi 6 treshe duke shënuar 20 pikë në ndeshje. 

Balkan me një ndeshje më pak të zhvilluar ngritet mbi Pejën në tabelë, derisa Craiova gjindet në pozitën e katërt. 

Prishtina pret Kozuvin, Peja udhëton 

Në ndeshjet e radhës në kuadër të BIBL, Sigal Prishtina pret Kozuvin e Gjevgjelisë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, derisa Peja do të ketë punë të vështirë ndaj Teodos së Tivatit që është në superformë këtë vit. 

Rezultatet e deritashme dhe tabela aktuale, si dhe ndeshjet e mbetura.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League