Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HOUSTON

Raketa fluturon me Howardin

Raketa fluturon me Howardin


5 March, 2014 @10:14

Serinë e fitoreve të Miami Heatit e përfundoi Houston Rockets, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 106-103.

Kampioni aktual Miami, kishte një seri prej tetë fitoreve radhazi ndërsa në ndeshjen kundër Houstonit, nuk arriti ta ndalë qendrën gjigante Dwight Howard, i cili bëri double-double me 22 pikë e 16 kërcime.

Ndërsa në anën tjetër nuk mjaftuan 24 pikët e Dwyane Wadeit dhe Michael Beasley, për fitoren e Miamit.

Ky ishte double-double i 40-të i Howardit në këtë stinor, ndërsa ‘raketa’ e regjistroi fitoren e 41-të, të cilët kanë edhe 19 humbje dhe gjenden në pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore.


 
Të gjitha lajmet nga NBA