KARAGAÇI
Snajperët prishtinas godasin Pejën
4 March, 2014 @20:54
Derbi kosovar në Ligën Ballkanike i ka takuar Sigal Prishtinës. Bardhekaltërit nga kryeqyteti shënuan fitore shumë të rëndësishme në palestrën e nxehtë Karagaçi ndaj kampionit aktual të Kosovës, Pejës.
Vendasit e filluan furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi 6-1 me anë të Teo Simovicit (4 pikë) dhe Gerti Shimës (2 pikë). Mirëpo më pas pasoi një seri prej 11-0 e Prishtinës dhe si rrjedhojë këta të fundit e përmbyllën çerekun e parë në epërsi 14-17.
Në çerekun e dytë mysafirët e thelluan epërsinë edhe më shumë. Të udhëhequr nga i disponuari në lojë, Dardan Berisha, dhe amerikani Tay Waller, që së bashku shënuan 17 pikë gjatë kësaj periudhe, Prishtina e përmbylli pjesën e parë me epërsi prej 13 pikëve, 26-39.
Me fillimin e çerekut të tretë Prishtina e morri edhe kontrollin e plotë në lojë. Ekipi nga kryeqyteti e thelloi epërsinë deri në 21 pikë (33-54), ndërsa motivin e pejanëve e ktheu Samir Shaptahovic i cili shënoi treshe dhe e detyroi trajnerin Marin Dokuzovski të merr timeout kur rezultati u ngushtua në 40-54.
Megjithatë ky hov i filluar nga pejanët me anë të Shaptahovicit nuk zgjati shumë.
Prishtina nuk lejoi në asnjë moment të shkrihet epërsia e krijuar, sidomos falë efikasitetit të Berishës, Azemit dhe Wallerit në tentimet e tyre për tre pikë.
Në fund, Prishtina me një finish të lehtë arriti ta mposht Pejën me rezultat 65-80.
Koshashënuesi më i mirë në ndeshje ishte Berisha me 31 pikë, ndërsa te verdhezinjtë u dallua Shaptahovic me 19 pikë.
Dokuzovski debuton me fitore, Prishtina lidere
Kështu trajneri maqedon i Sigal Prishtinës, Marin Dokuzovski, debutoi në Balkan League me fitore, kurse pejanët nën drejtimin e trajnerit Slobodan Savovic e pësuan humbjen e dytë me radhë në BIBL.
Me këtë fitore Prishtina është kthyer në krye të radhitjes tabelare në Balkan League, kurse Peja ka regjistruar humbjen e shtatë në këtë garë, karshi gjashtë fitoreve.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore
PEJA | SIGAL PRISHTINA | ||
Çereku i parë | 14 | 17 | |
Çereku i dytë | 12 | 22 | |
Çereku i tretë | 19 | 21 | |
Çereku i katërt | 20 | 20 | |
Kërcime në mbrojtje | 23 | 27 | |
Kërcime në sulm | 11 | 14 | |
Gjithsej kërcime | 34 | 41 | |
Asistime | 12 | 20 | |
Bllokada | 3 | 4 | |
Topa të vjedhur | 5 | 11 | |
Topa të humbur | 15 | 11 | |
Tentime për tre pikë | 3/21 | 10/32 | |
Tentime nga loja | 21/63 | 29/73 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 20/26 | 12/16 |
Statistikat individuale te Peja
1 | Samir Shaptahovic | 19 pikë | 5 asistime | 5 kërcime |
2 | Teo Simovic | 15 pikë | 7 kërcime | 1 bllokadë |
3 | George Odufuwa | 14 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
4 | Fred House | 7 pikë | 2 kërcime | 2 bllokada |
5 | Drilon Hajrizi | 5 pikë | 5 kërcime | |
6 | Mario Edwards | 3 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
7 | Gerti Shima | 2 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 31 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
2 | Tay Waller | 16 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
3 | Edmond Azemi | 15 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
4 | Kendrick Jones | 8 pikë | 8 kërcime | 3 asistime |
5 | Blerim Mazreku | 6 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
6 | Aurimas Kieza | 2 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
7 | Alban Veseli | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |