Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - YLLI

Mala dërgon ndeshjen në vazhdime, Bashkimi mposhtë edhe Yllin

TOPSPORTI / A.P

Mala dërgon ndeshjen në vazhdime, Bashkimi mposhtë edhe Yllin


19 December, 2020 @17:26

Ndeshja hapëse e xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll, përfundoi me fitoren e Bashkimit ndaj Yllit me rezultat 89-85.

Për ta caktuar fituesin në këtë duel, janë nevojitur të luhen edhe pesë minuta shtesë të vazhdimeve.

Ndeshjen në vazhdime e dërgoi Musab Mala, duke shënuar nga vija e treshit në 9 sekondat e fundit të ndeshjes, derisa në vazhdime Bashkimi ishte skuadra që e kërkoi më shumë fitoren dhe këtë e arriti pas 5 minutave shtesë.

Te Bashkimi u dalluan Sean Hoehn me 32 pikë, 6 kërcime e 6 asistime, Musab Mala me 21 pikë e 5 asistime dhe Julian Hamati me double-double prej 14 pikëve e 15 kërcimeve.

Te Ylli u veçuan Valon Bunjaku me 26 pikë, Cody John me 20 pikë dhe Griffin Ramme me 16 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.

TABELA AKTUALE

Që të dyja skuadrat kanë bilanc prej 4 fitoreve e 5 humbjeve. Bashkimi e regjistroi fitoren e tretë rresht, kurse Ylli ka seri negative prej 4 humbjeve rresht.

Në xhiron tjetër Bashkimi takohet me Vëllaznimin, derisa Ylli me Trepçën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga