ISH LOJTARI I TREPÇËS
Mala më i miri ndaj ish skuadrës
21 January, 2017 @18:55
Basketbollisti i ri mitrovicas, Musab Mala, ka pasur emocione të dyfishta në ndeshjen e sotme, që ishte e para për të me fanellën e Vëllaznimit.
Ai përveçse debutoi për ekipin gjakovar, përballë e kishte edhe ish skuadrën e tij, Trepçën.
Ky fakt siç duket e ka motivuar 20 vjeçarin, i cili u bë koshashënuesi më i mirë për skuadrën e tij, megjithëse në fund Vëllaznimi u mposht me rezultat të thellë ndaj Trepçës.
Mala shënoi 15 pikë dhe pati 3 kërcime dhe 4 asistime në debutim.