LIGA E PARË

Skuadra e Malishevës/ Foto: FBK
Malisheva e AS Kastrioti, sigurojnë Ligën e Parë A
12 December, 2014 @13:17
Rahoveci, Malisheva dhe AS Kastrioti janë tri ekipet e para që kanë siguruar plasman në Ligën e Parë A të Kosovës duke fituar kështu të drejtën të luftojnë për plasman në ETC Superligë.
Malisheva në ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor, u mposht nga Skenderaj 69:76, por edhe me një pikë nga kjo humbje e kishte të siguruar pozitën e dytë në tabelën e Grupit të Dytë të Ligës së Parë.
Dy xhirot e fundit të Grupit të Dytë të Ligës së Parë ishin vërtetë interesante dhe në fund Malisheva, AS Kastrioti dhe Kalaja e përfunduan pjesën e parë të sezonit me nga 16 pikë.
Vetëm në saje të dueleve direkte ndërmjet këtyre tri ekipeve u përcaktua që Malisheva dhe AS Kastrioti do të garojnë në Ligën e Parë A, kurse Kalaja, si humbëse e dueleve direkte me AS Kastriotin dhe Malishevën edhe pse me pikë të njëjta mbetet në Ligën e Parë B në pranverë.
Përndryshe kampion i vjeshtës në Grupin e Dytë të Ligës së Parë është Rahoveci me 8 fitore dhe 2 humbje, madje të pësuara, pasi sezonin e kishte nisur me 7 fitore radhazi.
Tri ekipet tjera të Ligës së Parë A do të vijnë nga Grupi i Parë i kësaj lige. Newborni është lider, Kerasan Prishtina ka një pikë më pak, kurse në garë për pozitën e tretë janë Lipjani, Kosova dhe Kaçaniku.
Federata e Basketbollit të Kosovës këtë stinor për shkak të shtimit të numrit të ekipeve në ligën e dytë, e ka ndarë atë në dy liga sipas regjioneve.
Kështu, tre ekipet e para nga Liga e Parë Grupi I dhe Liga e Parë Grupi II, kualifikohen në Ligën e Parë A, prej ku luftojnë për pozitat që dërgojnë në Superligë.
Derisa në Ligën e Parë Grupi I, kanë përfunduar ndeshjet, në atë të Grupit II, kanë edhe nga një-dy xhiro për përfundim dhe kualifikim te më të mirët për luftë në Superligë.
LIGA E PARË, Grupi I: (përfundimtare)
1 | Rahoveci | 8-2 | +35 | |
2 | Malisheva | 6-4 | +28 | |
3 | AS Kastrioti | 6-4 | +11 | |
4 | Kalaja | 6-4 | -8 | |
5 | Skenderaji | 4-6 | -46 | |
6 | Sfera | 0-10 | -40 (zyrtare) |
LIGA E PARË, Grupi II:
1 | Kerasan Prishtina | 8-1 | +123 | |
2 | Newborn | 8-0 | +194 | |
3 | Lipjani | 5-4 | -35 | |
4 | Kosova V | 4-4 | +31 | |
5 | Kaçaniku | 3-5 | -60 | |
6 | M-Junior | 1-8 | -239 | |
7 | Fushë Kosova | 1-8 | -14 |