LISTA E GOLEADORËVE

Foto: FSHF
Manaj arrin Taren dhe Kushtën në listën e shënuesve të kuqezinjëve
24 March, 2025 @23:29
Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, me golat e shënuara sonte ndaj Andorrës ka çuar kuotën e golave të tij me kombëtaren shqiptare në 10.
Me këtë rast, ai ka barazuar shifrën e golave që kanë emrat e mëdhenjë të sulmit shqiptar, Igli Tare dhe Sokol Kushta.
Sulmuesi 28-vjeçar që luan në Superligën e Turqisë me Sivassporin, tash është duke kërkuar që në ndeshjet e radhës të arrijë dyshen me 11 gola të shënuar për kuqezinjtë, Altin Rraklli dhe Hamdi Salihi.