ZYRTARE
Marash Kumbulla zyrtarisht te Roma
17 September, 2020 @18:42
Pas transferimit të Vedat Muriqit te Lazio, një shqiptar tjetër është transferuar në kryeqytetin italian.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Marash Kumbulla, i cili sot e kompletoi transferimin e tij nga Verona te Roma.
20 vjeçari që mbron ngjyrat e Kombëtarës së Shqipërisë, te Roma fillimisht ka nënshkruar marrëveshje huazimi për 2 vite, ndërsa për të Roma ka dhënë lojtarët Mert Cetin, Matteo Cancellieri dhe Aboudramane Diaby, që do të huazohen te Verona për 2 vite.
Më pas, varësisht nga disa obligime të theksuara në kontratë, lojtarët në fjalë pritet t’i kompletojnë transferimet plotësisht nga një klub te tjetri.