Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E SELEKTORIT PARA NDESHJES

Marmarinos: Ndeshje të lehta nuk ka!

Christos Marmarinos duke u konsultuar me ndihmësin Bujar Loci në përballjet e muajit shkurt të këtij viti/ TOPSPORTI/ A. Paçarizi

Marmarinos: Ndeshje të lehta nuk ka!


26 November, 2020 @12:52

Selektori i Kosovës në basketboll, greku Christos Marmarinos ka qenë i qartë në deklaratën e tij një ditë para ndeshjes ndaj Sllovakisë.

Ai duke folur në përgjithësi për ciklin kualifikues dhe dy ndeshjet e radhës që do të zhvillohen në Bratisllavë të Sllovakisë ka thënë se ndeshje të lehta nuk ka.

“Do të jenë ndeshje të vështira. Në garat ndërkombëtare nuk ka ndeshje të lehta. Nuk presim ndeshje të lehta. Sllovakia ka gjatësi më të madhe se ne, por duhet të adapaktohemi dhe të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne kemi mundur Islandën një herë dhe sigurisht se mund ta bëjmë përsëri nëse jemi të fokusuar maksimalisht. Sigurisht se ajo që mund të garantojmë është angazhimi ynë maksimal”, ka thënë përzgjedhësi i Kosovës për faqen zyrtare të FBK-së.

Kosova është lidere e grupit aktualisht me dy fitore nga dy ndeshjet e para. Me Sllovakinë do të përballet për herë të parë.

TABELA AKTUALE:

1. Kosova 2-0
2. Islanda 1-1
3. Sllovakia 1-1
4. Luksemburgu 0-2.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja