PLAY OUT

BOROZANI/Erdis Driza
Mbijeton Vëllaznimi
28 May, 2013 @13:58
Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës ka arritur të mbetet anëtare e BKT Superligës në basketboll, pasi që ka mposhtur skuadrën e Kastriotit në ndeshjen e tretë dhe të fundit të Play-Outit 80-64.
Me këtë fitore Vëllaznimi ka fituar 2-1 serinë finale të Play-Outit dhe kështu ka siguruar edhe edicionin e ardhshëm 2013/14 të jetë pjesë e skuadrave më të forta të basketbollit kosovar.
Më parë, të dyja skuadrat kishin arritur fitore në cilësinë e vendasit dhe ndeshja u desht të shkojë në finalen e fundit të serisë.
Vëllaznimi përkundër se kishte nisur me përforcime pjesën e dytë të stinorit, me ardhjen e dyshes së huaj Marcel Mihalic dhe Denis Vrsaljko, posa u ngrit numri i të huajve në tre gjakovarët u dorëzuan pasi që nuk kishin fonde për t’i dalë përballë skuadrave tjera dhe pjesën e dytë të stinorit e vazhduan me lojtarë vendor - që i futi ata në zonën e Play-Outit duke përfunduar në vendin e parafundit në BKT Superligë.
PLAY-OUT FINALJA - NDESHJA E TRETË
Vëllaznimi - Kastrioti | 80-64 | (27-15, 19-14, 17-17 dhe 17-18) Rezultati sipas çerekëve | (2-1) Fundi i serisë finale |
PLAY-OUT/ REZULTATET E DY NDESHJEVE TË PARA:
1 | Karagaç, Pejë | Vëllaznimi - Kastrioti | 80-72 | (1-0) |
2 | Bill Clinton, Ferizaj | Kastrioti - Vëllaznimi | 80-66 | (1-1) |