MIAMI HEAT

REUTERS/Brent Smith
Miami show në Indiana
27 May, 2013 @10:37
Kampioni aktual i NBA-së, Miami Heat, e mposhti Indiana Pacersin në ndeshjen e tretë të serisë, me rezultat 114-96.
Djelmoshat e trajnerit Erik Spoelstra, dominuan gjatë tërë ndeshjes, ku në pjesën e parë shënuan 70 pikë, që ishte shifra më e madhe e pikëve të shënuara në një pjesë në histori të NBA-së.
LeBron James u dallua me 22 pikë, ku u ndihmua edhe nga Wade me 18 e Udonis Haslem me 17 pikë.
Ndërsa në anën tjetër, 21 pikët e David Westit dhe 20 të Roy Hibbertit, nuk mjaftuan për një fitore të mundshme të Indianës.
Tani rezultati në seri u bë 2-1 në favor të Miamit. Ndeshja e radhës do të luhet përsëri në Indiana me 28 maj.
Video
Performanca e LeBron Jamesit në ndeshjen e 3-të
REZULTATI:
Indiana Pacers - Miami Heat | 96-114 | 1-2 në seri |