Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FREDERIC VESELI

Mbrojtësi i kombëtares, zyrtarizohet në Superioren shqiptare

Foto: FSHF

Mbrojtësi i kombëtares, zyrtarizohet në Superioren shqiptare


15 October, 2024 @10:48

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, është zyrtarizuar te ekipi i Kategorisë Superiore, te kampioni aktual i Shqipërisë, Egnatia. Fjala është për Frederic Veselin, i cili së fundi ka qenë pa klub, pas një periudhe të kaluar në futbollin turk, te ekipi Karagumruk.

Sipas njoftimit të Engatias, Veseli 31 vjeç ka nënshkruar kontratë 2-sezonale me ekipin ndërsa tash e tutje do të punojë nën direktivat e trajnerit Edlir Tetova, që ka punuar edhe në Superligë të Kosovës me Ulpianën, disa vite më parë.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederic Veseli. I formuar tek Manchester United 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës.
Presidenti Agim Demrozi ka falenderuar Federic Veselin që besoj në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij.” - ka shkruar njoftimi i klubit.

Egnatia aktualisht është e treta në Superioren shqiptare. Ka 14 pikë pas 8 xhirosh, një më pak sesa lideri Partizani. Nga 14 pikë kanë edhe Vllaznia, dhe Dinamo City.


 
Të gjitha lajmet nga