LUBOMIR MINCHEV
Mbrojtja s’funksionoi! Luftuan shumë
27 October, 2021 @23:24
Trepça ka pësuar për të dytën herë këtë stinor në Superligë, ndërsa të parën nga kampioni aktual Ylli mposhti për herë të parë minatorët.
E trajneri bullgar i mitrovicasve ka thënë se mbrojtja s’ka funksionuar sonte në “13 qershori” duke i uruar fitoren suharekasve.
“Ne nuk luajtëm mirë sa duhet sonte. Problemi ka qenë mbrojtja. Për mua, mbrojtja nuk ka qenë e mirë në asnjë çerek. Uroj rivalin për fitoren. Ata kanë qenë tepër të motivuar sonte, ndërsa kanë luftuar shumë më shumë sesa ne. Ne si duket nuk ishim të gatshëm mentalisht për një luftë të tillë,” ka thënë Minchev pas ndeshjes.
Me humbjen e sontme, pas shtatë xhirove të zhvilluara të Superligës, Trepça ka bilansin 5-2.