Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - FERONIKELI

Me fitoren më të thellë sezonale, Vëllaznimi mbyll vjeshtën pa humbje

Foto: KBVellaznimi/fb

Me fitoren më të thellë sezonale, Vëllaznimi mbyll vjeshtën pa humbje


7 December, 2021 @18:58

Nëntë xhiro, nëntë ndeshje, nëntë fitore. Ky është bilansi i Vëllaznimit — lider perfekt — në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll.

Basketbollistët e drejtuar nga trajneri kroat Franko Sterle kanë mposhtur me rezultat më të thellë për ekipin këtë stinor skuadrën e Feronikelit nga Drenasi sonte në Shani Nushi, 110-66 [29-17, 20-25, 30-15, 34-9].

Pos tjerash, kjo është edhe ndeshja e parë e stinorit ku kuqezinjtë e Gjakovës kanë shënuar mbi 100 pikë për 40-minuta lojë!

E Feronikeli pa fitore këtë stinor, ka qenë viktimë e gjakovarëve që nuk patën mëshirë në përballjen e fundit të xhiros së fundit të vjeshtës në Ligë të Parë.

TABELA AKTUALE

Gjashtë basketbollistë të Vëllaznimit kanë kryer ndeshjen me pikë dyshifrore sonte, ndërsa më së shumti ka shënuar Atik Koshi, 19.

Koshi bashkë me Besnik Azemin kanë shkëlqyer në këtë ndeshje për ekipin, duke e kryer lojën me double-double. Koshi pikëve të tij i shtoi edhe 12 asistime, ndërsa Azemi pos 12 pikëve të shënuara bëri edhe 15 kërcime për të dominuar plotësisht koshin. Azemi në llogari të tij ka shtuar edhe 6 asistime.

Te Feronikeli, të vetmit që pak më shumë i bënë ballë Vëllaznimit në ndeshje kanë qenë dyshja Kreshnik Tigani dhe Butrint Gashi, që kryen lojën me nga 14 pikë të shënuara secili.

Me këtë, Vëllaznimi kryen pjesën e parë të kampionatit me bilans perfekt, 9-0. Ndërsa Feronikeli është ekstremi i kundërt i vendasve sonte.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë