Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KB PRIZRENI

Më i dalluari i skuadrës largohet nga Prizreni

TOPSPORTI / A.P

Më i dalluari i skuadrës largohet nga Prizreni


28 December, 2019 @12:11

Lojtari më i dalluar i skuadrës së Prizrenit në gjysmën e parë të stinorit në Superligën e Kosovës në basketboll, amerikani Malcolm Canada, është larguar nga skuadra e Prizrenit.

Lajmi u bë i ditur nga faqja në Facebook e skuadrës në fjalë, ku shkruhet që Canada është larguar për shkak të obligimeve familjare.

TABELA AKTUALE

Malcolm Canada në vjeshtë ishte lojtari më i dalluar i Prizrenit dhe arriti të zgjedhet 7 herë në pesëshen më të mirë të javës nga TopSporti.com, ndërkohë që u zgjodh edhe në pesëshen më të mirë të gjysmësezonit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga