Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 5: BUCKS - RAPTORS

Me një këmbë në finale

Me një këmbë në finale


24 May, 2019 @10:47

Skuadra kanadeze, Toronto Raptors, është një fitore larg të shkruarjes së historisë.

Raptors në ndeshjen e pestë të serisë kundër Milwaukee Bucks, e mposhtën kundërshtarin me rezultat 99-105 dhe kaluan 3-2 në epërsi në seri.

Kawhi Leonard shkëlqeu me 35 pikë, 9 asistime e 7 pikë, derisa rol të rëndësishëm luajti edhe Fred VanVleet me 21 pikë të tjera.

Në anën tjetër te Bucks u dallua Giannis Antetokonmpo me 24 pikë, 6 kërcime e 6 asistime, kurse për herë të parë në këtë sezon, pësuan 3 humbje rresht.

SKEMA E PLAY OFFIT

Rezultati në seri është 3-2 në favor të Torontos. Në rast të fitores së Raptors në ndeshjen e gjashtë, skuadra kanadeze do të kualifikohet për herë të parë në histori të klubit në finalen e madhe.

Ndeshja e gjashtë do të luhet në palestrën e Torontos më 26 maj në ora 02:30.


 
Të gjitha lajmet nga NBA