FINAL FOUR
Me rikthim në fund, CSKA mposht kampionin
17 May, 2019 @23:26
Pas Anadolu Efesit, finalisti i dytë i Euroleagues u bë CSKA Moska.
Skuadra ruse e mposhti Real Madridin me rezultat 95-90 dhe u kualifikua në finale të Euroleagues.
Fituesi u përcaktua në çerekun e katërt, ku CSKA Moska me mbrojtje të mirë e lejoi kundërshtarin të shënojë vetëm 17 pikë, kurse rusët shënuan 30 pikë.
Sergio Rodriguez kundër ish-skuadrës së tij, shkëlqeu me 23 pikë e 4 asistime, me po aq pikë luajti edhe françezi Nando De Colo.
Te Reali më i miri ishte Fabien Causeur me 18 pikë, por nuk mjaftuan për ta mbrojtur titullin.
CSKA Moska të dielën do të takohet në finale me Anadolu Efesin, derisa Real Madridi do të përballet me Fenerbahçen në ndeshjen për vendin e tretë.