Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STATMANIA

Më të mirët e Superkupës

Foto: KB Peja Official

Më të mirët e Superkupës


28 September, 2015 @20:23

Peja fitoi Superkupën e Kosovës, ndërsa basketbollisti kroat i tyre, Nenad Delic, me efiçencë 28 të pikëve të vlefshmërisë në lojë, bazuar në raportin statistikor të ndeshjes - është lojtari më i mirë i kësaj ndeshjeje. 

1.

Delic përfundoi takimin me 24 pikë të shënuara, 6 kërcime dhe 1 asistime, kurse ka pasur mesatare prej 83.3% në gjuajtje të lira e 69.2% për dyshe nga loja. 

2.

Me vetëm një pikë më pak se Delic në këtë ndeshje, efiçencë 27, ka qenë bullgari i Sigal Prishtinës, Stanimir Marinov

Marinov është treguar edhe si lojtari me minutazhë më të madhe te bardhekaltërit, duke qenë në parket për 36 minuta, kurse ka shënuar 21 pikë, 6 kërcime e 6 asistime. Ai ka pasur mesatare prej 50% në gjuajtje për dy, sikurse edhe në gjuajtjet e lira, derisa ka shënuar 5 prej 8 tentimeve për tre pikë. 

3.

Lojtari me minutazhë më të madhe në ndeshje ka qenë Kelvin Burwell i Pejës, 38 minuta e 9 sekonda, ndërsa ka përfunduar ndeshjen me efiçencë 19, duke u bërë lojtari i tretë për kah rëndësia në ndeshje. Burwell përfundoi ndeshjen me 20 pikë të shënuara, 3 asistime dhe 5 kërcime, derisa ka pasur 80% të saktësisë në gjuajtjet e lira, 50% në gjuajte për dy dhe 40% në tentime për tre pikë. 

Mëposhtë shikoni tabelën e dhjetë lojtarëve më të mirë të ndeshjes së Superkupës, sipas efiçencës, bazuar në raportin statistikor të ndeshjes.



TOP 10 nga SUPERKUPA:

1 Nenad DELIC PEJA 28
2 Stanimir MARINOV PRISHTINA 27
3 Kevin BURWELL PEJA 19
4 Mohamed ABOUKAR PRISHTINA 16
5 Khalid EL AMIN PRISHTINA 15
6 Drilon HAJRIZI PEJA 13
7 Roland DAVID PEJA 13
8 Gëzim MORINA PRISHTINA 9
9 Alban VESELI PEJA 7
10 Gjorgji CHEKOVSKI PRISHTINA 4

 
Të gjitha lajmet nga