BASHKIMI
BOROZANI/ Lis Dorambari
Merovci ndahet me Bashkimin
13 October, 2014 @16:24
Basketbollisti prishtinas, Mustafë Merovci, nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit.
Kontrata e cila e lidhte Merovcin me skuadrën e Bashkimit është shkëputur me marrëveshje ndërmjet dy palëve.
Lajmin e ndërprerjes së bashkëpunimit e ka konfirmuar edhe vetë basketbollisti ekskluzivisht për Borozanin.
“Kemi vendosur që ta shkëpusim kontratën me marrëveshje të dyanshme. I dëshiroj klubit suksese të mëtutjeshme dhe i falenderojë “Arpagjik’t” për mbështetjen dhe përkrahjen maksimale që ma kanë bërë gjatë gjithë kohës,” tha Merovci për Borozani.com.
Merovci erdhi si përforcim te Bashkimit në fillim të këtij stinori si lojtar i lirë, derisa ai edhe gjatë stinorit 2012/13 ka luajtur për ekipin prizrenas.
Alo qendra 202 centimetra i gjatë sivjet ka pasur minutazh shumë të vogël në skuadër nga trajneri Miodrag Baletic, gjë që ishte edhe një prej arsyeve kryesore të shkëputjes së kontratës.