Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINË

Prishtina, lehtë ndaj Pejës

Foto: Blendi Krasniqi

Prishtina, lehtë ndaj Pejës


12 October, 2014 @21:58

Sigal Prishtina ka arritur të shënojë fitore relativisht të lehtë ndaj Pejës në ndeshjen që do të duhej të ishte superderbi i Kosovës. 

Mirëpo, djelmoshat e Sabit Hadzic arritën që të krijojnë epërsi të lartë në fillim të ndeshjes dhe me këtë, ata asnjëherë nuk lanë verdhezinjtë të afrohen më shumë. 

Kjo ndikoi edhe në tempon e lojës shumëherë, pasi që basketbollistët në fushë kishin fituar bindjen se kush do të fitonte e kush do të humbte në takim. 

Peja dështoi nga tentimet për tre pikë, duke arritur vetëm 19% të saktësisë - ku shënuan vetëm 6 herë nga plotë 32 tentime. Përveç Hrvoje Puljkos, askush tjetër nuk arriti të shënojë pikë dyshifrore te ekipi verdhezi, derisa Alban Veseli e Samir Shaptahovic, patën 1 tresh të shënuar nga 10 tentime për çdonjërin. 

Puljko ishte koshashënues më i mirë i ndeshjes në humbje, me 25 pikë, derisa trajneri Boris Kurtovic nuk mundi t’i shfrytëzojë fare transferet e reja, Jan Mocnik dhe Radomri Marojevic - që është edhe njëra ndër arsyet tjera të humbjes së thellë pejane. 

Te kampionët aktual në anën tjetër, gjithçka funksionoi më së miri për pesëshen startuese të Sabit Hadzicit. Të gjithë startuesit shënuan pikë dyshifrore, derisa Aaron McGhee e Edin Bavcic u treguan mbretër nën kosh me double-double prej 20 pikëve dhe 11 kërcimeve, respektivisht 12 pikë e 11 kërcimeve. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS



Statistikat ekipore:

Sigal Prishtina Peja
Çereku i parë 26 16
Çereku i dytë 14 16
Çereku i tretë 17 11
Çereku i katërt 30 23
Kërcime 51 28
Asistime 17 10
Bllokada 1 2
Topa të vjedhur 2 7
Topa të humbur 13 7
Tentime për tre pikë 8/19 6/32
Tentime për dy pikë 23/47 20/42
Tentime nga gjuajtjet e lira 17/20 8/11


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Aaron McGhee 20 pikë 11 kërcime 1 asistim
2 Dardan Berisha 18 pikë 8 kërcime 3 asistime
3 Jordan Hulls 13 pikë 7 kërcime 6 asistime
4 Edin Bavcic 12 pikë 11 kërcime 5 asistime
5 Edmond Azemi 12 pikë 6 kërcime
6 Blerim Mazreku 6 pikë 4 kërcime
7 Muhamed Hasani 4 pikë 2 kërcime 1 asistim
8 Leonard Mekaj 2 pikë 1 kërcim 1 asistim


Statistikat individuale te Peja

1 Hrvoje Puljko 25 pikë 5 kërcime
2 Drilon Hajrizi 9 pikë 7 kërcime 2 asistime
3 Gerti Shima 7 pikë 5 kërcime 2 asistime
4 Ephrem Davis 7 pikë 4 kërcime 1 asistim
5 Art Hajdari 6 pikë 2 kërcime 1 asistim
6 Alban Veseli 5 pikë 4 kërcime 1 asistim
7 Samir Shaptahovic 5 pikë 3 asistime 1 kërcim
8 Ardit Beqiri 2 pikë

PRIZREN

Bashkimi, me fitore të ngushtë ndaj Besës

FBK Superliga

Bashkimi, me fitore të ngushtë ndaj Besës

12/10/14 @ 21:22

2 FITORE

Trepça kalon edhe Vëllaznimin

FBK Superliga

Trepça kalon edhe Vëllaznimin

11/10/14 @ 19:39

ENIS SPAHI

Edhe një kosovar në përfaqësuesen turke

International/Sportistë shqiptarë në botë

Edhe një kosovar në përfaqësuesen turke

11/10/14 @ 10:59

BESA

Edhe një përforcim te Besa

FBK Superliga/Transfere

Edhe një përforcim te Besa

10/10/14 @ 18:24

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

17/07/23 @ 23:19


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga