FINALS MVP @ SUPERLIGA 2021/22

Foto: FBK
Mikaile Tmusic, MVP i serisë finale të Superligës
2 June, 2022 @23:46
Basketbollisti i Yllit, Mikaile Tmusic, është shpallë edhe zyrtarisht MVP (lojtari më i vlefshëm) i serisë finale të PlayOffit të Superligës.
Tmusic, që është edhe basketbollist i reprezentacionit të Kosovës, sonte në ndeshjen e katërt të serisë së PlayOffit luajti me 16 pikë e 5 kërcime, ndërsa ka qenë vendimtar në mbrotjen e skuadrës së Yllit që mori për herë të dytë titullin kampion të Kosovës.
Basketbollisti 29-vjeçar pas shpalljes kampion të ekipit të tij, pranoi trofeun e MVP-së nga kreu i FBK-së, Arben Fetahu, ndërsa Ylli fitoi serinë finale ndaj Trepçës, 3-1.