Të gjitha lajmet

REPREZENTUESI I KOSOVËS

Mikaile Tmusic nënshkruan me KK Podgorica

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

Mikaile Tmusic nënshkruan me KK Podgorica

1 July, 2020 @22:03

Basketbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Mikaile Tmusic, që u bë kampion me Bashkimin dhe Prishtinën në Kosovë, pas katër vitesh i kthehet basketbollit në Mal të Zi.

Ai sot është zyrtarizuar si përforcim i skuadrës së re në elitë të këtij vendi, KK Podgorica, e cila përveç kësaj do të garojë edhe në ABA Ligë 2.

“Jam i lumtur që pas katër vitesh kthehem në Mal të Zi. Kam marrë ofertë nga ekipi i ri i ABA Ligës së Dytë dhe menjëherë e kam pranuar. Mu duk projekt serioz dhe besoj që do të ndihmoj ekipin,” ka thënë ndër të tjera Tmusic për Fosmedian malaziase.

KK Podgorica ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me basketbollistin e lindur në vitin 1993.

Vetëm në stinorin e fundit te Prishtina, Tmusic ka pasur mesatare prej 28.4 minutash për ndeshje në Superligë, me 11.9 pikë për ndeshje, 3.5 asistime dhe 35% saktësi për tre pikë.

E FUNDIT

FIBA publikon Rregullat Zyrtare të Basketbollit 2020

25 June, 2020 @12:54

Pas ndryshimeve të paraqitura nga Komisioni Teknik dhe miratuar nga Bordi Qendror i FIBA-s në Mars 2020, FIBA ka publikuar…

BRETT PRAHL

Basketbollisti që veshi fanellën e Pejës, në elitën polake

Brett Prahl, në ndeshjen e Kupës së Kosovës me Pejën/ TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

24 June, 2020 @15:25

Basketbollisti amerikan që veshi fanellën e Pejës në fillim të këtij viti dhe fitoi Kupën e Kosovës me ekipin verdhezi,…

FIBA EUROPE

Vendosen datat për evropianët 2021

18 June, 2020 @13:36

Bordi i FIBA Evropës ka vendosur për datat e sakta të FIBA Kampionateve Evropiane të vitit 2021. Sipas vendimit të…

KOSOVARI I NATYRALIZUAR

Ish lojtari i Prishtinës e Pejës, nënshkruan me Gostivarin

16 June, 2020 @22:17

Basketbollisti që mbronte ngjyrat e reprezentacionit të Kosovës dy vite më parë, Malcolm Armstead dhe ka luajtur për Prishtinën e…

FBK

FIBA Europe edhe dy vjet vazhdon mbështetjen ndaj FBK-së

16 June, 2020 @15:11

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për vitin e gjashtë radhazi është fituese e projektit të FIBA Europe për zhvillim…

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga