Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REPREZENTUESI I KOSOVËS

Mikaile Tmusic nënshkruan me KK Podgorica

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

Mikaile Tmusic nënshkruan me KK Podgorica


1 July, 2020 @22:03

Basketbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Mikaile Tmusic, që u bë kampion me Bashkimin dhe Prishtinën në Kosovë, pas katër vitesh i kthehet basketbollit në Mal të Zi.

Ai sot është zyrtarizuar si përforcim i skuadrës së re në elitë të këtij vendi, KK Podgorica, e cila përveç kësaj do të garojë edhe në ABA Ligë 2.

“Jam i lumtur që pas katër vitesh kthehem në Mal të Zi. Kam marrë ofertë nga ekipi i ri i ABA Ligës së Dytë dhe menjëherë e kam pranuar. Mu duk projekt serioz dhe besoj që do të ndihmoj ekipin,” ka thënë ndër të tjera Tmusic për Fosmedian malaziase.

KK Podgorica ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me basketbollistin e lindur në vitin 1993.

Vetëm në stinorin e fundit te Prishtina, Tmusic ka pasur mesatare prej 28.4 minutash për ndeshje në Superligë, me 11.9 pikë për ndeshje, 3.5 asistime dhe 35% saktësi për tre pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga