Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PIKË E ARTË

Miranaj shpëton pikë për Istogun

Miranaj shpëton pikë për Istogun


12 April, 2025 @20:30

Mefsushori me përvojë, Enis Miranaj, që erdhi te Istogu pas shitjes së Phoenixit te Besa Peja, ka qenë njeriu që ka siguruar pikë jetike për Istogun sot. Ai ka shënuar gol 5 minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes për ta mbajtur gjallë ekipin e tij në luftë për mbijetesë në Ligë të Parë.

TABELA AKTUALE

Përkundër që Istogu kishte marrë epërsinë fillimisht, Besa Peja u kthye në lojë për të barazuar në fund të pjesës së parë e kah fundi i ndeshjes edhe për të marrë epërsinë. Por, dalja në skenë e Miranajt ka bërë që ekipi i Gani Metajt të merr pikë në këtë përballje, që mbanë gjallë shpresat. Istogu - Besa Peja 2-2 [Altin Mehaj 21’, Enis Miranaj 85’ - Donart Sheqerolli 45’+2, Lion Cahani 79’].

Istogu është i teti në renditje pas 22 ndeshjeve me 21 pikë, 5 më shumë sesa Rahoveci në zonë të rënies, nën ta. Besa Peja ka 25 pikë dhe është në pozitë të gjashtë aktualisht.


 
Të gjitha lajmet nga