EKIPI DEBUTUES NË SERIE A

Monza shkarkon Stroppan!
13 September, 2022 @14:09
Sky Sport Italia ka bërë të ditur se Monza është para zyrtarizimit të largimit të trajnerit të ekipit, Giovanni Stroppa, ndërsa Raffaele Palladino do të jetë zëvendësues i tij dhe do të drejtojë skuadrën në ndeshje ndaj Juventusit.
Stroppa 54-vjeçar çoi ekipin në rrugëtimin historik nga Serie B në Serie A në stinorin e kaluar, por Monza në elitë ka arritur të merr vetëm një pikë prej gjashtë ndeshjeve të para - në edicionin e tyre historik, të parin, në Serie A.
Derisa Palladino do të drejtojë skuadrën përkohësisht, në mediat italiane po përfolet se Claudio Ranieri po shikohet si mundësi për të qenë trajner i ekipit në vazhdim të stinorit.