BIBL

Mornari në finale
29 March, 2016 @20:09
Liga Ballkanike për herë të dytë në historinë e saj 8 vjeçare do ta ketë një finalist nga shteti i Malit të Zi.
Suksesin që e kishte arritur Lovçeni duke arritur në finale të Ligës Ballkanike në edicionin 2009/10, sivjet e arriti edhe skuadra e Mornarit.
Disavantazhin prej -15 pikëve nga ndeshja e parë në përballje me Kozuvin, malaziasit arritën ta përmbysin duke triumfuar me rezultat 81-56.
Organizatori amerikan i Mornarit, Lamont Jones, edhe në këtë ndeshje ishte më i miri për skuadrën e tij, duke shkëlqyer me __ pikë.
Në anën tjetër, 18 pikët e amerikanit Brandon Penn, ishin të pamjaftueshëm për Kozuvin, që së paku të mposhtet me më pak se 15 pikë në mënyrë që ta sigurojë finalen për herë të parë në BIBL.
Mornari në finale do ta pret fituesin e duelit Sigal Prishtina - Beroe, ndërsa gjasa të mëdha për të shkuar tutje ka Sigal Prishtina, e cila kishte fituar ndeshjen e parë me 14 pikë epërsi.
Statistikat ekipore te Mornari
1 | Lamont Jones | 22 pikë | 2 kërcime | 4 asistime |
2 | Marko Mugosa | 19 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
3 | Robert Sampson | 14 pikë | 11 kërcime | 4 asistime |
4 | Balsa Radunovic | 10 pikë | 11 kërcime | 2 asistime |
5 | Marko Mijovic | 10 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
6 | Radoje Vujosevic | 4 pikë | 7 kërcime | 4 asistime |
7 | Marko Calic | 2 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
Statistikat ekipore te Kozuvi
1 | Brandon Penn | 18 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
2 | Aleksej Nesovic | 13 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
3 | Ryan White | 10 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
4 | Vladimir Brchkov | 7 pikë | 5 kërcime | - |
5 | Stojan Gjuroski | 5 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
6 | Ivan Todorovic | 2 pikë | 5 kërcime | - |
7 | Aleksandar Sterjov | 1 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Goran Glavchev | 0 pikë | 1 kërcim | - |