Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - VËLLAZNIMI

Mposhtë Vëllaznimin për herë të tretë, Bashkimi fiton pas 4 ndeshjeve

Mposhtë Vëllaznimin për herë të tretë, Bashkimi fiton pas 4 ndeshjeve


22 December, 2022 @20:59

Në takimin e zhvilluar sonte në Suharekë, pasi që “Sezai Surroi” është në renovim e sipër, Bashkimi ka triumfuar ndaj Vëllaznimit nga Gjakova.

Ndeshja ishte mjaft interesante, me rezultatin që ishte i ngushtë pothuajse deri në fund, por fitoren arritën ta marrin prizrenasit, që në fund takimin e mbyllën me fitore 86-79.

Kjo është hera e tretë që Bashkimi e mposhtë Vëllaznimin në këtë sezon të Superligës, ndërkohë që për prizrenasit kjo ishte fitorja e parë pas 4 humbjeve radhazi në ligë.

Prizrenasit çerekun e parë të ndeshjes e mbyllën 19-18, e pastaj e shtuan pak epërsinë deri në fundin e çerekut të dytë, me skuadrat që shkuan në pushim pranë rezultatit 46-42.

TABELA AKTUALE

Çereku i tretë ishte mjaft i mirë. Këtë dhjetë-minutësh gjakovarët e mbyllën me një pikë më tepër të shënuar sesa prizrenasit (19-20), për të hyrë kështu në çerekun e fundit pranë një rezultati tejet të ngushtë, 65-62 në të mirë të Bashkimit.

E në çerekun e fundit më i koncentruar u tregua ekipi i Bashkimit, që arriti ta mbyllë ndeshjen me fitore 86-79.

Fisnik Rugova me 18 pikë ishte koshashënuesi më i mirë i Bashkimit sonte, ndërkohë që Daniel Lekndreaj luajti me double-double (13 pikë, 11 kërcime). Te gjakovarët Atik Koshi dhe Emanuel Omogbo me nga 14 pikë ishin më të mirët.

Për t’u përmendur nga ky takim është edhe numri tejet i madh i gjuajtjeve të pasakta për tri pikë të skuadrës gjakovare, përderisa prizrenasit qëndruan më mirë në këtë aspekt të lojës.

Pas 15 xhirove, Bashkimi ka bilanc 5-10, kurse Vëllaznimi 6-9. Tri prej pesë fitoreve të këtij sezoni Bashkimi i ka shënuar pikërisht ndaj Vëllaznimit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga