Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AMERIKANI

Muldrow, përforcimi i ri i pejanëve

Foto: KB Peja Official

Muldrow, përforcimi i ri i pejanëve


1 October, 2015 @18:07

Fituesja e Superkupës së Kosovës në basketboll, Peja, ka vazhduar me përforcime para stinorit të ri të Superligës dhe Ligës Ballkanike. 

Së fundi, orë më parë ata kanë zyrtarizuar marrëveshjen me basketbollistin amerikan, Sam Muldrow

Muldrow luan në pozitën e alo qendrës, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e ekipit qipriot, Keravnos. Muldrow është 205 centimetra i gjatë dhe njihet për shkëputjet e tij. 

Basketbollisti 27 vjeçar ka bërë karrierë në shumë ekipe europiane, ku ka luajtur në Aris të Greqisë, Dnipro të Ukrainës, Pieno të Lituanisë. Te Titanes në Republikën Dominikane, ku luajti më parë, ai ka pasur mesatare prej 10.7 pikëve për ndeshje në 23 minuta lojë si mesatre për ndeshje, derisa ka regjistruar 1.4 bllokada dhe 3.6 kërcime për ndeshje. 


 
Të gjitha lajmet nga