Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA - FUSHË KOSOVA

Dominim dhe fitore bindëse, Malisheva deklason Fushë Kosovën

Dominim dhe fitore bindëse, Malisheva deklason Fushë Kosovën


18 February, 2024 @14:58

Dominim dhe fitore bindëse për Malishevën sot.

Malisheva sot fitoi 4-1 (Rilind Haziraj 5’, Altin Aliu 26’, Dominik Ivkic (AG) 50’, Laurent Xhylani 70’ / Dorent Hajdari 89’) ndaj Fushë Kosovës, duke ia dhënë kësaj të fundit një tjetër goditje në luftën për shpëtim.

TABELA AKTUALE

Dy gola në pjesën e parë, e dy më pas në të dytën e kompletuan paraqitjen fantastike të Malishevës sot, ku vlen të përmendet edhe paraqitja fantastike e Etnik Brrutit në mesfushë.

Pak para fundit të ndeshjes, Fushë Kosova e gjeti golin e nderit. Në minutën e 89’ për përfundimtarin 4-1 shënoi Dorent Hajdari, i cili shënoi për Fushë Kosovën edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Gjilanit.

Fushë Kosova tashmë shkon në 7 ndeshje pa fitore, ndërkohë Malisheva e kalon Prishtinën në renditje, duke u rikthyer në vendin e katërt.

Xhiron që vjen, Malisheva i shkon Prishtinës, kurse Fushë Kosova e pret Llapin në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga